Zhaklina kapet me Kiarën: A ke ndonjë mendim tëndin origjinal që nuk bazohet nga ‘likes’ dhe ‘followers’?

Mbrëmjen e sotme Zhaklin Lekatari është përplasur (sërish) me Kiarën. Sipas saj, Kiara nuk është treguar e vërtetë dhe nuk ka asnjë mendim të sajin.

Zhaklina: Ti je ndikuar gjatë gjithë kohës nga ne? Ti vetë nuk ke një mendim tëndin origjinal? Ke një mendim tëndin origjinal që nuk varet nga opinionisti, nga prime, nga Luizi dhe nga Arbana apo publiku? Diçka që ka të bëjë me jetën e brendshme, me moralin, me vlerat. Ke ndonjë mendim tëndin origjinal që është i yti dhe nuk bazohet nga likes, nga followersat dhe nga çfarë do masa?

Kiara: Unë kam qenë e vërtetë nga fillimi në fund.

Zhaklina: Jo nuk ke qenë e vërtetë.