E pazakontë! Gardiani futet me karikatorin plot brenda burgut

Një punonjës i policisë në IEVP Drenovë ka tentuar që të fusë karikatorin me fishekë në burg.

Polici Etjen Gjata është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka pasur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për t’u futur në ambientet e brendshme të burgut.

Ngjarja ka ndodhur gjate paradites. Dyshohet se punonjësi i policisë i ndaluar mund të ketë lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë.

Ende nuk ka informacione të sakta përse ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambjenteve të burgut. Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.