‘Do e diskutoj me Ramën këtë punë’, Luizi shkon për të votuar në Shkodër, zbulon nëse do t’i futet politikës

Këngëtari Luiz Ejlli ka votuar ditën e sotme në Shkodër për zgjedhjet e 14 Majit.

“Kjo është shtëpia ime, po të mos kisha le ktu sdo kisha fitu. Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart.”, tha Luizi për mediat.

I pyetur nëse do ti futet politikës ai tha me shaka se “Do e diskutoj me Ramën këtë punë.”

Para fituesit të Big Brother Vip, ka votuar edhe kandidati i PS, Benet Beci.

Ai është shprehur për mediat se sot është dita që qytetarët të flasin me votë dhe ka ftuar ata për një pjesëmarrje sa më të madhe.

“Kemi folur shumë gjatë kësaj fushate sot do të flasin qytetarët. Është një ditë e rëndësishme për Shkodrën të shkojnë sa më shumë drejt qendrës së votimit. Falenderoj edhe gazetarët që kanë qenë korrektë gjithë këtë kohë. Pjesëmarrja deri më tani është 8%.”, tha Beci.