Çfarë po planifikonin? Polici tenton të fusë armë brenda qelive, kishte lidhje me… (EMRI)

Një punonjës i policisë në burgun e Drenovës është bndaluar ditën e sotme, pasi akuzohet se ka tentuar të fusë armë brenda qelive.

Mësohet se polici Etjon Gjata në IEVP Drenovë, ka tentuar që të fusë karikatorin me fishekë në ambientet e brendshme të burgut.

Gjata është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka patur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për t’u futur në qelitë e burgut.

Ngjarja ka ndodhur gjate paradites, teksa raportohet se punonjësi i policisë i ndaluar, ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë.

Ende nuk ka informacione të sakta përse ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambjenteve të burgut. Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.