Luizi voton në Shkodër, këngëtari zbulon nëse do t’i futet politikës

Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka votuar në Shkodër.

“Kam votuar gjithmonë. Është edukatë, por edhe detyrim. Erdha për t’i çuar nderin në fund atij njeriu që më ka mbështetur kur kam pasur nevojë dhe për të kontribuar dhe unë sadopak. Kjo është shtëpia ime, kjo është dashuri. Mos të kisha lindur këtu, nuk e kisha fituar. Unë nuk jam përfshirë ndonjëherë dhe as nuk pranoj të përfshihem. Kjo që po bëj unë është një gjest human, e lam thënë shpesh që unë vlerësoj personin. Nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëzit që më kanë ndihmuar t’i shoh sa më lart”, ka thënë ai në deklaratën për median.

Gazetarja: Kur ke qenë në Big Brother njerëzit thonin Luizi do të jetë kryeministri i Shqipërisë. A mendon se do i futesh politikës?