Dy makina i ndalojnë te këmbët! Grushte dhe shkelma kokës! Rrihet keq qytetari

Një qytetar në Roskovec ka denoncuar se e kanë rrahur disa pesona. Policia ka ndaluar dy të dyshuar dhe thekson se po punon për të zbardhur ngjarjen.

“Në datë 14.05.2023, në orën 14:00, në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi T. C., 31 vjeç, banues në Suk 1, i cili kallëzon se në fshatin Suk 1, nga dy automjete kanë zbritur disa persona dhe e kanë goditur me pëllëmbë në kokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm. Shtetasit T. C. po i merret kallëzimi i plotë për këtë rast.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, 2 autorë të dyshuar, shtetasit H. S., 42 vjeç dhe K. C., 49 vjeç, të dy banues në Roskovec, të cilëve po u merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Po punohet për shoqërimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast” njofton policia.