Ndërpritet votimi/ Vëzhguesi i PS votoi për tre persona: E kishin të …

Në Qendrën e Votimit 1407 në Sallmone, ku votohet për bashikë e Shijakut, u ndërpre votimi pasi nuk po punon sistemi dhe operatorja nuk lejon vijimin manual të procesit pa marrë një konfirmim më parë.

Shumë votues janë në pritje. Ndërsa sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një vëzhgues i PS ka votuar për 3 persona duke deklaruar se e kishin të pamundur të ishin të pranishëm.

Në Shijak gjithashtu po haset fenomeni i zhvendosjes së votuesve në lista të qendrave të tjera, më të largëta nga vendbanimi ndonëse brenda njësisë administrative.

Sipas vëzhguesve të opozitës është taktikë për të mbajtur larg votimit persona të njohur për votën pro koalicionit.

Në këto zgjedhje vendore janë identifikuar 37 296 persona me të drejtë vote. Që nga viti 2015 Shijaku drejtohet nga të majtët.

Në këto zgjedhje kandidon për kryetar bashkie, kreu aktual i bashkisë Shijak Elton Arbana për PS-në dhe Rezeart Tusha për koalicion “Bashkë Fitojmë”.