A po falsifikohen zgjedhjet/ Karta identiteti false, me afat 50-vjeçar (Video)

Kemi parë e ç’nuk kemi parë në këto zgjedhje, por një kartë identiteti me afat 50-vjeçar, me siguri që nuk jua kishte marrë mendja se ekzistonte.

Kjo është perla dhe çudia njëkohësisht e këtyre zgjedhjeve që janë shoqëruar me parregullsi maksimale.

Karta e identitetit në pronësi të shtetasit Z.B., është nxjerr në 2021 dhe afati i skadencës është deri në vitin 2071.

Pra ndryshe nga kartat e zakonshme me afat 10 vjet, këtij qytetari i zgjat karta 50 vjet.