AlbEu ka siguruar të dhënat nga 13 kuti zgjedhore në Elbasan, ndërkohë që vijon kalimi i të dhënave nga KZAZ-të KQZ.
Pritet që në minutat në vijim të shpallen LIVE rezultatet për Elbasanin.
Siç mëson AlbEu, deri më tani në 13 kutitë e para që janë hedhur në fillim në sistem rezultati është ky:
Gledjan Llatja 1 123 vota
Luçiano Boçi 997 vota
Hedhja e të dhënave për Elbasanin vijon dhe rezultati ndryshon nga minuti në minut për shkak se rifreskohen shumë shpesh deri në përfundimin e hedhjes së numrit të votave.