Fitoi bindshëm në Kamëz, Rakip Suli feston me simpatizantët e tij

Rakip Suli i PS ka fituar në Kamëz. Ai do të drejtojë edhe për katër vitet e ardhshme këtë bashki.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Suli ka fituar 60.5% të votave.

Tashmë ka nisur edhe festa në Kamzë ndërsa qindra simpatizantë janë mbledhur pranë shtabit të PS-së.

Pas zyrtarizimit të rezultatit, Suli ka dalë duke takuar edhe simpatizantët e tij.

Ishte një fitore e thellë për Sulin duke kryesuar me 10 mijë vota. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha ka marrë mbi 13 mijë vota ndërsa ai i PD, Bilbil Bajraktari ka marrë 1653 vota.