Çfare po ndodh!?Kaos me rezultatet në KQZ, Elbasani nuk ka mbaruar ende: Kush kryeson me 150 kuti të lexuara

KQZ është në një kaos të vërtetë në raportimin e të dhënave nga tre bashkitë ku u votua elektronikisht.

Fillimisht u tha se do të publikoheshin njëherësh të dhënat për bashkitë duke shpallur fituesin, kurse tani ka nisur hedhja e çdo kutie tek e tek.

Siç duket edhe nga të dhënat e hedhura deri më tani nga KQZ për Bashkinë Elbasan, në 150 QV të hapura, Gledjan Llatja kryeson me 55.03%, kurse Luçiano Boçi ka marrë 44.97%.

Konkretisht, Llatja ka 24 823 vota, kurse Boçi 20286 vota.

Kanë mbetur për t’u raportuar edhe 74 kuti.