Mediat greke sulmojnë Yuri Kim: Mbajti qëndrim anti-grek dhe miratoi akuzat e Ramës për Belerin

Mediat greke kanë sulmuar ashpër ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, për deklaratën që bëri sot nga qyteti i Vlorës teksa kishte shkuar për monitorimin e procesit të zgjedhjeve vendore.

Gazeta greke “pentapostagma” shkruan se ambasadorja Kim mbajti qëndrim anti-grek dhe miratoi akuzat e kryeministrit Edi Rama për arrestimin e kandidatit të opozitës Fredi Beleri.

Kjo pasi sipas kësaj gazete greke, Yuri Kim deklaroi se me çfarë kishte parë në Vlorë, Nivicë dhe Selenicë, se siutata ishte përgjithësisht e qetë. Mesa duket sipas medias greke, ambasadorja Kim do të duhej të vinte alarmin për arrestimin e Belerit, i cili u kap në flagrancë duke kryer blerje votash. Më konkretisht, Beleri kishte porositur mikun e tij të blente 8 vota për 400 mijë lekë.