Nis numërimi i votave në një tjetër Bashki, kryeson kandidati i Sali Berishës

Ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Hasit.

Në këtë Bashki aktualisht po kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti i cili ka marrë 121 vota, kundrejt 117 votave që ka marrë kandidati i PS, Beqir Mulaj i cili ka 117 vota.

Vetëm 4 vota është diferenca mes dy kandidatëve pas hapjes së kutisë së parë.