Iris Luarasi: Më thonë se në Shkodër ka fituar …

Pedagogia Iris Luarasi është shprehur se nga informacionet paraprake që ka marrë, kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci rezulton të jetë fitues.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Luarasi tha se gjasat janë që fitorja të shkojë për Becin.

“Më thonë që të gjitha gjasat janë që ka fituar Benet Beci. Gjasat janë, gjasat. Zyrtarizimi është diskutim tjetër. Trendet ne i dimë shumë mirë që ndahen në momentin që mbaron votimi. Trendi është që ka fituar”, tha Luarasi.

Kujtojmë se Shkodra është një bastion historik i PD-së, ku PS nuk ka fituar gjatë viteve të demokracisë.