Bie aksidentalisht i moshuari nga kati i dytë i pallatit, ka viktima. Zbardhen detajet e trishta

Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit ku banonte.

Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen nr. 14, Durrës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka dyshime që i moshuari ka rënë aksidentalisht, nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi R. M., 80 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.