Mbyllet numërimi, PS fiton dhe dy bashki të tjera

Hartës së PS i është shtuar dhe Fieri ku kandidati socialist Armando Subashi ka fituar me 16.364 vota.

Pas tij në renditje është Edvar Kodheli i Koalicionit Bashkë Fitojmë me 5455 vota dhe Eriselda Zotaj Cela me 2517 vota .

Ndërsa në Divjakë PS ka fituar me Josif Gorrean i cili ka marrë 9309 vota.

Pas tij vjen Aurel Malko i Bashkë Fitojmë me 6919. Nga 16.225 vota, 494 ishin të pavlefshme.