Kryebashkiaku i Mirditës e ftoi për kafe, Rama: Kam shumë …

Pyetje: Cili do jetë raporti juaj me përfaqësuesit e koalicionit “Bashkë fitojmë”? A do e mbani premtimin që nuk do bashkëpunoni me ta? Njëri të ftoi për kafe?

Rama: E kam sqaruar, bashkëpunimi me ta është i pamundur prej tyre. Do e shohim rast pas rasti, nëse do të ketë aktivë dhe do të duan të bashkëpunojnë me qeverinë nuk kemi problem me të. Para se të shkoj tek kafja me të, kam shumë takime për të bërë, duke nisur nga Shkodra.

Pyetje:Si arritet ta merrnit Shkodrën, u deshën votat e Tom Doshit?

Rama: Nuk kemi të dhëna të detajuara, por këto të gjitha, janë gurë të një mozaiku.