Zhaklina ndihet e sigurt në Serbi, Fjoralba reagon ashpër: Ai vend ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash

Postimi i Zhaklina Lekatarit ku ka shkruar se ndihet e sigurtë në Serbi ku nuk ka shqiptarë ka shkaktuar mjaft reagime. Pas Nita Latifit e cila e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës, ka reaguar edhe Fjoralba Ponari.

“Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.