E rëndë në Librazhd, makina me 3 persona brenda bie në humnerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme Librazhd.

Raportohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë në vendin e quajtur kthesa e “Lapidarit”.

Sipas informacioneve paraprake brenda kanë qenë 3 persona, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë.