‘Nuk kthen as mesazhet’, Ermiona i bën thirrje Luizit: Do mërzitesh edhe këtej do e kthesh kokën

Ermiona ka qenë një nga ish-banoret që e ka mbështetur më së shumti Luizin, por pas përfundimit të spektaklit, dyshja nuk janë parë bashkë.

Jona ka reaguar në një live TikTok ku ka treguar se Luizi nuk i kthen as mesazh.

“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobuz. Ça ka Luizi,po Luizi ça ka? Po ktej do vish o Luizi, ke shtëpia vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe ktej do e sjellësh kokën”, thotë Ermiona.