Edi Rama në Samitin e liderëve të BE në Rekjavik, puth në ballë kryeministrin e Luksemburgut

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Islandë, ku do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës.

Ai është takuar me të pranishmit dhe gjatë parakalimit para mediave të pranishme është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, politikanin evropian që e ka konsideruar një mik të mirë, Xavier Bettel.

Madje, Rama e puth atë në ballë para gjithë mediave botërore që kanë shkaur në Rekjavik dhe do të ndjekin nga afër punimet e Samiti të liderëve të Këshillit të Europës.