Gazetari i njohur zbardh skenarin e Roland Bejkos: Nuk u fut për të fituar, por…

Gazetari Lutfi Dervishi tha në një intervistë për Euronews Albania se kandidati i PD zyrtare, Roland Bejko nuk u fut në garë për të fituar Tiranën.

Dervishi u shpreh se Bejko u fut në garë për të testuar PD zyrtare dhe për të provuar sa votë anti-Berishë ka në Tiranë.

“Bejko nuk është futur në garë për të fituar. Nuk e ka besuar, e njoh, nuk është njëri që fluturon. Këta kanë qenë para zgjedhjes që nëse nuk marrin pjesë në zgjedhje mbyllet kjo shtëpia që kanë. Ai ka marrë një vendim, por jo me idenë që do bëhet kryetar bashkie. S’e ka pasur aspiratë, ka dalë nga një mbledhje që del njëri kandidat, jo dil ti, dal unë. Është futur për të testuar PD zyrtare dhe për të provuar sa votë anti Berishë ka në Tiranë. Këto zgjedhje treguar se PD zyrtare nuk ekziston në kuptimin e strukturës dhe shtirjes”, tha Dervishi.