Sulm me armë në këtë shtet/ Raportohet për të paktën 20 viktima, zbardhen detajet tronditëse

Të paktën 20 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë gjatë një sulmi në një fshat në shtetin Plateau të Nigerisë.

Sulmuesit erdhën në fshatin Kubat në orët e hershme të mëngjesit dhe dëshmitarët thonë se ata filluan të qëllojnë rastësisht, raporton Reuters.

Ende nuk është bërë e ditur se kush është përgjegjës për sulmin.

Plateau është një nga disa shtete të ndryshme etnike dhe fetare në të ashtuquajturin “Rripi i Mesëm” i Nigerisë, ku përleshjet e dhunshme midis fermerëve dhe blegtorëve gjysmë nomadë kanë marrë qindra jetë.