“Alarm i kuq” në Itali, mot i keq godet vendin, evakuohen qindra njerëz dhe mbyllen shkollat (Video)

Moti i keq ka goditur shtetin fqinj të Italisë. Mediet e huaja raportojnë se ditën e sotme autoritetet e Emilia-Romagna kanë dhënë alarmin e kuq për shkak të rrezikut të lartë nga kushtet agresive të motit. Rreth 900 persona janë evakuuar deri tani në këtë rajon.

Më tej thuhet se edhe në ditët në vijim situata pritet të jetë shumë problematike. Qytetarët janë paralajmëruar që të tregohen të kujdesshëm dhe të braktisin katet përdhe, si edhe bodrumet.

Ndërkohë, që lumi Savio ka shkaktuar probleme të shumta, duke bërë disa shkolla të mbyllen në Ravenna dhe Bologna.

Po ashtu, edhe “Formula 1” mori masat paraprake për Çmimin e Madh të Emilia Romagna, pasi ekziston mundësia që përmbytjet të ndikojnë edhe Autodromin Internacional të Enzo e Dino Ferrari.

Kujtojmë që ky rajon është goditur nga mot i keq rreth dy javë më parë dhe deri tani janë regjistruar 2 viktima. Ndërkohë që autoritetet parashikojnë që ky mot i keq të vazhdoje gjatë gjithë javës.