Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Shkolla “Asllan Shahini”: Jemi të tronditur

Dje pas një sherri mes adoleshentëve u vra 15-vjeçarit Fatjon Bici. Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës ku i riu mësonte. Ndërkohë shkolla 9-Vjecare ‘Asllan Shahini’ ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e jetës së 15-vjeçarit, Fatjon Bicit. Në reagim thuhet se janë të tronditur për ndarjen nga jeta të nxënësit të tyre, ndërsa shpjegojnë edhe dinamikën e ngjarjes.

Reagimi i shkollës

Jemi thellësisht të tronditur,nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë,në të cilën humbi jetën Fationi,nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin,si çdo ditë tjetër,u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël,nxënëse në klasën e IV,e pasi u sigurua se ajo ishte larguar,u nis për në shtëpi. Në mes të lagjes,në mes të ditës,moshatarë të tij,nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize,konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale,dhe konflikti kthehet në tragjedi… Fationi u ndodh rastesisht aty, duke mos qënë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale,por një i afërmi i tij.Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër,por përfundoi viktima e këtij sherri banal. Fationi u nis sot drejt Parajsës…Do na mungosh të gjithëve,Fation i dashur! Të qoftë dheu i lehte,o engjëll!