Shkrumbohet banesa në katin e dytë , e moshuara dërgohet në spital. Tentoi të dalë nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve

Një banesë është përfshirë nga flakët në katin e dytë të një pallati në fshatin Mbrostar të Fierit.

Sipas BW, në momentin e përhapjes së flakëve në banesë ka qenë e një e moshuar rreth 70 vjeçe. Punonjësit e qendrës shëndetësore pranë banesës kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse.

E moshuara është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se ajo ka pësuar dëmtime fizike pasi ka tentuar të dalë nga dritarja në përpjekje për të shpëtuar nga flakët.

Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë në banesë.