Vrau pamëshirshëm me sëpatë kunatën në Elbasan, dalin pamjet e rënda nga vendngjarja (video)

Janë zbardhur pamjet nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku 58-vjeçari Refik Tashi vrau me sopatë kunatën e tij.

Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, e cila ka humbur jetën në spital, pasi nuk ka mundur që tu rezistojë plagëve të marra, ndërkohë që autori është arrestuar nga policia. Nuk dihen ende rrethanat e konflikti që çuan deri në këtë ngjarje të rëndë.