Tronditet vendi/ Kërcet arma, tentohet të vritet ish-deputeti, dalin detajet e para

Edhe në Fushë Kuqe të Kurbinit janë shënuar të shtëna me armë. Mësohet se një 29-vjeçar ka tentuar të vrasë një 49-vjeçar.

AI ka qëlluar me armë drejt tij dhe më pas është arratisur.

Kurbin/Informacion paraprak

Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.