U qëllua drejt tij me armë zjarri, zbulohet emri i ish-deputetit të partise socialiste

Qëllohet me armë ish-deputeti socialist Armando Prenga.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme.

Ish-deputeti Armando Prenga

Siç edhe u raportua, Prenga ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, kur drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, të riun 29 vjeç, me inicialet F.I.. 29-vjeçari është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij tip ‘Benz’.

Nuk dihet ende shkaku i përplasjes mes tyre.