Aksi Orikum-Dukat drejt përfundimit, ja sa kanë avancuar punimet

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar disa foto nga puna në segmentin Orikum-Dukat.

Segementi Orikum-Dukat nis nga bypass-i i Fierit e përfundon në Palasë të Vlorës, duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit të trafikut drejt bregdetit të jugut.

Balluku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe hapja e qarkullimit të automjeteve në këtë aks do të jetë gati në pak kohë.

“Në kantierin e Orikum-Dukat, ku jemi gati për të hapur për qarkullimin e automjeteve një segment të këtij aksi, ndërkohë po vijon puna në të gjithë gjatësinë e tij.

Punimet kanë avancuar ndjeshëm në këtë vepër, e cila plotëson gjerdanin infrastrukturor që nis nga bypass-i i Fierit deri në Palasë, duke lehtësuar kështu aksesin dhe qarkullimin drejt bregdetit të jugut”, shkruan Belinda Balluku në Facebook.