Koreografitë e derbit/ Magji dhe forcë në tribuna, ultrasit dhurojnë spektakël (FOTO)

Derbi i kryeqytetit ka dhuruar gjithmonë spektakël në tribuna dhe në derbin më të rëndësishëm të sezonit, nuk mund të mungonin koreografitë e dy tifozerive.

“Tirona Fanatics” që janë edhe me petkun e skuadrës vendase, kanë zgjedhur të bëjnë një koreografi magjie. “Tirona Cadabra”, shkruajnë tifozët bardheblu në një koreografi gjigande, duke mbuluar plotësisht pjesën pas porte. Pak sekonda më vonë, është shfaqur edhe një magjistar, me shkopin magjik.

Ndërkohë, nga ana tjetër “Ultras Guerrils” kanë zgjedhur figurën e Hulk, por të veshur me ngjyrat e Partizanit duke sulmuar trofeun e titullit kampion për ta çuar në shtëpinë e kuqe.