Luizit i ndodh e papritura! Reagon ish-banorja e BBV: E tmerrshme, oh sa keq po më vjen… (Foto)

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli hapi llogarinë e tij në “Instagram”, i cili menaxhohej nga mikesha e tij Jurgena. Profili arriti të kapte mbi 600 mijë ndjekës por më pas u mbyll.

Më pas, Kiara Tito vendosi të hapë një llogari të dytë të Luizit pak ditë para finales së madhe, e cila qëndroi nën menaxhimin e saj deri pas daljes së ish-banorit nga shtëpia. Edhe kjo llogari arriti të kapte në një periudhë shumë të shkurtër kohore rreth 500 mijë ndjekës.

Mirëpo ditën e sotme, profili i fituesit të edicionit të dytë të BB VIP nuk figuron më në “Instagram”, duke lënë të kuptohet se llogaria e këngëtarit është mbyllur.

Nuk dihen ende shkaqet se përse “Instagram”-i i tij është zhdukur por kjo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ermiona Lekbello, e cila ka pasur një raport të mirë me Luizin.

“Dje shkruajta me Luizin, e tmerrshme kush ja mbylli prapë ‘Instagram’-in. Kush e kishte passwordin e tij, oh sa keq po më vjen”, shkruan Ermiona teksa ka postuar edhe foton e profilit të “Instagram”-it të Ejllit të mbyllur.

Kujtojmë se gjatë një live në “Instagram”, Lekbello tha se Luizi ende nuk i ka kthyer përgjigje për mesazhet e urimit. Por mesa duket pas këtij live, ato kanë folur me njëri-tjetrin.