“E vrava se nuk më bëri drekën”, zbardhet dëshmia e Tefik Tashit që vrau kunatën me sëpatë në Elbasan

44-vjeçarja, Alma Qevani po ecte së bashku me të motrën e saj në këtë rrugë të fshatit Kusarth, që shihni në pamje kur kunati i saj Tefik Tashi i doli para dhe e qëlloi me sëpatë duke e lënë të vdekur.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00, ndërsa 44-vjeçarja fillimisht u dërgua në spitalin e Elbasanit, por si pasojë e plagëve nuk mundi të mbijetojë.

Vetë motra e viktimës dhe gruaja e autorit e pranishme në momentin e ngjarjes, tregon shkakun e kësaj ngjarje.

“Ishte nxeh se pse nuk e hapi telefonin. Po unë nuk kisha telefon. Isha bashkë me motrën dhe mori motrën. Ziheshin për gjëra të kota.”

Por një tjetër variant ka dhënë autori i ngjarjes Tefik Tashi gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. Ai mësohet të ketë thënë se e vrau kunatën se nuk i bëri drekën dhe së bashku me vjehrrën e tij e kishin ofenduar.

Ndërsa fqinjët e tyre rrëfejnë momentet e para pas krimit.

“Unë dëgjova zhurmë, gruaja kërkonte ndihmë duke thënë se “donte ujë”. Ajo kishte gjak nga surrati. Ajo tjetra shtrirë, nuk e di unë.”

Menjëherë pas ngjarjes, autori, 58-vjeçar u largua në drejtim të fshatit Bradashesh, aty dhe ku arrestua nga policia.

Sipas uniformave blu në momenin e arrestimit, Tefik Tashi u gjet me sëpatën që kreu krimin, dhe duart i kishte me gjak.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në momentin e krimit autori ka qenë në gjendje të dehur.

Autori me bashkëshorten e tij dhe viktimën jetonin në një shtëpi.