Noizy: ‘E vërteta del’! Stresi i përgjigjet: Ke intrigantë rreth vetes! Çfarë po ndodh mes dy reperave të njohur?

Pas aludimeve se shoqëria mes Stresit dhe Noizyt është prishur, duket se gjithçka është e vërtetë.

Reperët nuk ndiqen më në Instagram, madje ata kanë fshirë dhe videon e një pjese të këngës së tyre më të re e cila pritej të publikohej shumë shpejt.

Po ashtu në rrjetin social ‘Instagram’ një bidedë e koduar mes tyre duket se ka nisur.

Noizy ka postuar një story që ndjekësit e shohin hapur si një mesazh për Stresi ku shkruan se: E vërteta përherë del, mbase vonon por për të dalë del.

Stresi menjëherë i është përgjigjur mesazhit, duke shkruar në post: Të vërtetën se merr vesh kurrë, kur ke një intrigant rreth teje. Unë jam vetvetja si gjithmonë..

Nuk dihet për kë i ka pasur këto fjalë Stresi, por reperi nuk është mjafuar me kaq dhe në postimin e dytë, ka sqaruar se është një njeri i drejtë që duke dhuruar, ndihmuar dhe besuar është lënduar më shumë.