Ngjarje horror në plazh, pushuesit gjejnë pjesë trupi në bregun e detit, dyshohet se…

Pushuesit në plazhin grek të Kastros në Lefkada janë tronditur pasi kanë zbuluar një trup njeriu të gjymtuar pranë zonës së pushimit.

Mësohet se mbetjet trupore u gjetën në breg të detit dhe se ato i përkasin një fëmije, ndërsa po ashtu u gjetën nganjë grup fëmijësh të cilët menduan se ishte një breshkë deti.

Sakaq, raportohet se autoritetet greke kanë marrë mbetjet e trupit për t’i ekzaminuar, ndërsa dyshimet e para janë se trupi i përket një emigranti që mund të ketë humbur në det.