Gazetari Hoxha bën deklaratën e fortë: “Murin” mes dy PD e vuri SHBA, ja kush e ka në dorë bashkimin e partisë

Gazetari Poli Hoxha tha se “murin” mes përfaqësuesve të demokrartëve e ka vendosur SHBA-ja dhe vetëm ajo mund ta heqi.

Ai tha se nëse e gjithë struktura e Partisë Demokratike kthehet ashtu siç ka qenë atëherë automatikisht PD-ja do të “shpallej non grata”

“Atë murin mes tyre nuk e kanë vënë këta. E vuri vetëm Lulëzim Basha me përjashti8min si individ. Atë mur e vunë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetëm ata mund ta heqin.

S’kanë gjë në dorë këta. Këta kanë në dorë të kapërcejnë murin dhe o të venë andej o këtej, të dy palët. S’munden dot ta marrin në kurriz Sali Berishën dhe ta çojnë andej, sepse atë mur e ka vënë SHBA.

Sepse në momentin që do japësh lajmin që u bashkuan të dyja, kjo parti shpallet ‘non grata’, kështu që rrezikon dhe grupimi tjetër, se ata mund të vazhdojnë, por ku do i çojë”,-tha Poli Hoxha në një intervistë për Euronews Albania.