Tjetër aksident/ Përplasen dy makina, 6 të plagosur, 4 prej tyre transportohet drejt spitalit të Traumës

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Laç, pranë mbikalimit të Patokut, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Panorama TV mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa raportohet se 4 të plagosur në gjendje më të rëndë janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerë po marrin mjekim në spitalin e Laçit.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për te zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë me herët në dalje të Lezhës, një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.