Vrasja në Kavajë/ Personi i ekzekutuar është vëllai i Edmond Gosës, i vrarë në mars. Një person u afrua në lokal dhe e qëlloi me një plumb në kokë

Arjan Gosa ka mbetur i vrarë me armë zjarri në ambientet e një lokali në Kavajë. Panorama TV mëson se viktima është vëllai i Edmond Gosës, i vrarë më shumë se një muaj më parë.

Raportohet se rreth orës 18:30 një person ende i paidentifikuar është afruar pranë ambienteve të një lokali dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arjan Gosën.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.

Kujtojme qe Armand Gosa mbeti i vrarë pas një konflikti me Altin Rexhën me 29 mars të këtij viti.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.