LAJM I FUNDIT/ Gjykata lë në burg Fredi Belerin

Gjykata lë në burg Fredi Belerin.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri, u arrestuar për blerje votash.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg.

Të njëjtën masë ka dhënë edhe ndaj bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, i cili ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit në lokalin e tij në Himarë, pasi akuzohet se ka blerë 8 vota, për 40 mijë lekë.

Beleri fitoi më 14 maj përballë kandidatit të PS Fredi Beleri, me 19 vota më shumë.