Artan Hoxha “nxjerr zbuluar” Ramën, Metën dhe Berishën dhe zbardh prapaskenat: ‘Bashkëpunuan’ që Beleri të merrte Himarën, nuk duan t’ia dinë për…

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ndaj qëndrimeve të Greqisë dhe Shqipërisë në lidhje me çështjen e Fredi Belerit, kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, i cili ndodhet në burg.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se i respekton grekët që tregojnë unitet kur flitet për interesat kombëtare.

Ai shprehet se e kundërta ndodh në Shqipëri, ku politikanët nuk duan t’ia dinë për atdheun e tyre dhe qytetarëve u interesojnë idhujt politikë.

Gazetari vë në dukje se ishin Ilir Meta dhe Sali Berisha ata që mbështetën kandidimin e Belerit dhe kryeministri Edi Rama që i lejoi fitoren në Himarë.

Hoxha thekson se kjo është koha e maskarenjve, ndërsa tdheu është i shqiptarëve.

Statusi i plotë:

Nëse ka një gjë, që grekëve duhet t’u heqësh kapelen, është uniteti që tregojnë kur flitet për interesat kombëtare.

Sado rivale apo armiq politikë të jenë, sado kundërshti apo ide politike t’i ndajnë, kur flitet për interesa kombëtare të Greqisë, politikanët, mediat apo qytetarët grekë bëhen bashkë, pavarsisht se në cilin cep të globit ndodhen.

Fatkeqësisht shqiptarët janë e kundërta. Shikoni çfarë bëjnë për Himarën dhe për Belerin. Nuk u bëhet fare vonë për interesat apo çështjen kombëtare. Nuk duan t’ia dinë për atdheun e tyre. Vetëm rendin pas idhujve politikë që luftojnë për pushtet si të verbër. Më tepër kanë interes për fatin e Saliut dhe Ramës.

Po kush e kandidoi dhe mbështeti Belerin në Himarë?!

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Berisha-Meta. Kush e lejoi të kandidonte dhe fitonte duke e bërë edhe martir të “votës së lirë”??!!

Kryeministri Edi Rama…

Koha është e maskarenjve, atdheu është i shqiptarëve…