Dy të zhdukurit në Sarandë/ Analisti i njohur bën deklaratën shokuese: Nuk përjashtohen vaskat me acid ku mund të jenë futur trupat

I ftuar në “Top Talk” me Juli Xhokaxhi, analisti Dritan Laçi ka folur në lidhje me dy zhdukurit të Sarandë, fati të cilëve nuk dihet.

Sipas Laçit të vetmit që po i kërkojnë janë familjarët e tyre, ndërsa nuk ka përjashtuar edhe pistën e vaskave me acit, që mund të jetë përdorur për zhdukjen e trupave të tyre.

“Të vetme kërkime që vijonë, janë ato të familjes. Nëse do i kthehesha një historie, zhdukjet janë bërë të zakonshme në vendin tonë, nuk është rasti i vetëm.

Duket se po futet mënyra e përdorur nga “Gamorra” në Itali, deri te zhdukja e trupave në vaskat me acit, por që janë shumë të vështira për tu gjetur.

Në këtë moment të vetmit që po përpiqen për fatin e të zhdukurve janë familjarët”, tha Laçi.