Dy të zhdukurit në Sarandë, eksperti Karamuço zbulon pistat si mund të gjenden trupat

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar sot në “Top Talk” foli në lidhje me dy të zhdukurit në Sarandë dhe për pistat që mund të çojnë në zbulimin e tyre nëse kanë vdekur.

Ai tha se në Virginia të SHBA, në një prej universiteteve bletët janë përdorur për të zbuluar, dy të zhdukur që ishin groposur.

“Janë disa versione dhe variante. Bletët kanë qenë për një rast, në universitetin e Virginia-s, ku janë përdorur në një skenë të njëjtë me dy të zhdukur. Bletët kanë një perimetër prej 12 milje që fluturojnë.

Në këtë zonë ka bletë që i rrisin vetë, të cilat po t’iu shtrohen disa analizavel, ku nëse ka pasur viktima diku, janë disa elementë (fluturues) të dekompozimit, proteinik që bleta e merr me vete. Dhe ka dalë që në një nga bletët, ka rezultuar që e ka konsumuar këtë element.

Dhe kur kanë shkuar të kontrollojnë zonën prej 5 miljesh, janë gjetur dy kufomat,” tha eksperti Karamuço.