E rëndë në Tiranë/ 26-vjeçari bie nga pallati ku po punonte, zbardhen detaje e para

Një 26-vjeçar ka rënë nga pallati në ndërtime e sipër ku punonte në rrugën “Besnik Hidri” në Tiranë.

Mësohet se i riu E.H. ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.