Lajm i trishtë/ Blogerja e njohur vritet me armë zjarri

Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Brazil.

Mediat e huaja raportojnë se blogerja 30-vjeçare, Luanne Murta Jardim Santos Martins u qëllua për vdekje brenda makinës me partnerin e saj, në Rio de Zhaneiro, në një tentativë grabitje.

Babai i Luanne, Atanael Jardim dos Santos tregoi se ai beson se nuk ishte një tentativë grabitje, pasi askush nuk do të qëllonte në një makinë që ata synojnë të vjedhin.

Në biografinë e saj në Instagram, influencuesja e përshkruan veten si “multi-sipërmarrëse” dhe “ish-obeze”, ku pretendon se ka humbur 42 kg.

Luanne fitoi famë për transformimin e saj dhe inkurajimin e të tjerëve për të ndjekur humbjen e peshës. Përveç kësaj, influencuesja gjithashtu shiste ilaçe për ata që dëshironin të humbnin peshë.