E rëndë në Greqi/ 36-vjeçari vret gruan në sy të djalit dhe më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë sot bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre vetëm 8 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur në sy dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit.

Pasi ka qëlluar të shoqen dhe djalin e tyre, autori më pas e ka kthyer tytën nga vetja dhe gjithashtu ka kryer vetëvrasje.

Bëhet e ditur se familja ka një tjetër fëmijë, një vajzë 12-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes.

Trupi i pajetë i 36-vjeçares dhe i bashkëshortit të saj është pikasur nga tezja e 39-vjeçares, e cila më pas telefonoi me urgjencë Policinë e Shtetit.

Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet se përse ndodhi ngjarja e rëndë,shkruan media greke Protothema.