Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, furgoni del nga rruga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd tek Kthesat e Murrashit.

Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafik ndarëset. Fatmirësisht nuk ka viktima

Për shkak të aksidentit është bllokuar rruga dhe ka sjellë problematika në lëvizje.