PAMJET/ Postoi video në Tik Tok duke dhunuar me lopatë kalin, nis procedimi penal për 53-vjeçarin nga Lushnja

Një 53-vjeçar nga Fieri i cili postoi në rrjetin social Tik Tok vidoe teksa dhunonte me mjete të forta rrethanore kalin e tij, ka rënë në gjurmët e policisë.

Bëhet me dije se D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, është referuar nga policia në Prokurorinë e rrethit dhe kanë nisur procedimi në gjendje të lirë nën akuzën “Keqtrajtim i Kafshëve’.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta një kafshë shtëpiake (kalë).