Arrestimi në Janinë i Laert Haxhiut, reagon policia greke: Kishte kartë identiteti të falsifikuar! Në makinën BMW X6 iu gjeten edhe 1400 euro

Sipas policisë greke, Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Barjami 35 vjeç nga Delvina, po udhëtonin sëbashku me një shqiptar 22 vjec, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Laert Haxhiut policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana.

Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMW X6 i Juxhin Barjamit.

Mësohet gjithashtu se Juxhin Bajrami po ashtu ka qenë përfshirë ne një ngjarje kriminale në Greqi, ku mbeti i vrarë biznesmeni Marius Dhiamandi, ndërsa Bajrami u plagos.