Aksident i rëndë/ Automjeti përmbyset në mes të rrugës, pamje nga vendngjarja

Një aksident automobilistik ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç.

Burime për Panorama TV bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Milotit, ku një automjet është përmbysur.

Fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk kanë marrë lëndime, por prezenca e makinës në rrugë ka krijuar trafik të rënduar.

Ndërkohë policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.