E mbani mend Olsin e Big Brother 1, të dashurin e Noçes? Ja si duket ai sot (Foto)

Olsi Mingomataj ka qenë banori seksi i Big Brother të parë në Shqipëri, personazh që me personalitetin e tij e bënë të mbahej mend shumë gjatë në memorien e shqiptarëve.

Ai ishte i pari personazh i cili u braktis live nga e dashura e tij që kishte vite me të për tu lidhur me pas me Nocen, një cift aq simpatik që fitoi menjëherë pëlqimin e publikut, dhe ishin favoritët për fitimin e cmimit.

Që pas daljes nga Big Brother, Olsi nuk u përfshi në emisione televevizive apo të bënte rrëmujë mediatike, pas ndarjes nga Nocja ne pothuaj nuk kemi dëgjuar më nga ai.

Duket se Olsi nuk është as i apasionuar pas rrjeteve sociale, pasi ai poston rrallë dhe kryesisht foto nga vende të ndryshme të Shqipërisë së Jugut pa e eskpozuar veten.